Hapet hetim pasurie ndaj kryeministrit Albin Kurti, ja arsyeja

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri të Kosovës, Albin Kurti, do t’i hetohet pasuria në mënyrë të plotë. Kjo pasi, Agjencia Kundër Korrupsionit ka bërë hedhjen e shortit për përzgjedhjen e 20 për qind të zyrtarëve që janë subjekt i deklarimit vjetor të pasurisë.

Në pajtim me Ligjin për Deklarim, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave, Agjencia kundër Korrupsionit dje ka publikuar deklarimin e pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2021.

E në këtë deklarim të kryeministrit Kurti është theksuar se në xhirollogarinë e tij bankare ka vetëm 400 euro.

Por në të njëjtën kohë në këtë deklarim thuhet se bashkëshortja e Kurtit ka edhe borxhe.

E njëjta ka një kredi në vlerë 290 mijë euro, të cilën e ka në kohëzgjatje prej 25 vitesh, e që thuhet ta ketë marrë për blerjen e apartamentit.

Ndërkohë, Kurti ka deklaruar qiranë e shtëpisë në vlerë 250 euro, për tri vite./lajmi.net

Zjarr Tv Ad