




Prime i së martës në Big Brother Vip Albania, u përcoll me emocione të shumta, pasi që në nominim ishin Olta, Armaldo dhe Kristi.





Të tre të nominuarit u ftuan të dilnin nga shtëpia si asnjëherë më parë, dhe duke u eliminuar Kristi.





Por që edhe ai mori biletën e kthimit, e kështu duke mos u larguar përfundimisht asnjëri nga banorët. Por si duket ka vend për dyshime ndaj produksionit, sa i përket televotimit.





Pasi fansat e këtij spektakli kanë hapur peticion që votat e publikut të bëhen publike dhe të merret vesh se cili nga banorët ka marrë më shumë vota për largim nga shtëpia.





“Firmosni peticionin për bërjen publike të televotimit 7 mars 2023 midis Oltes, Armaldos dhe Kristit. Njerëzit kane shpenzuar para për te votuar dhe kane te drejtën absolute te dinë rezultatin real”, thuhet ne postimin e komentuesit të BBVA, Andreas.





Kujtojmë se është raportuar se ka qenë Olta ajo e cila ka marrë më shumë vota, edhe pse nuk kishte diçka të sigurtë, por që ajo u zgjodh e para që nuk do të largohet nga shtëpia e BBVA.





Pak orë pas këtij peticioni, bëhet me dije se janë mbledhur më shumë se 2000 firma nga qytetarë të ndryshëm të cilët kërkojnë të mësojnë në qoftë se votat e tyre kanë rëndësi apo produksioni mban në lojë cilin ato preferojnë.





Copyright:Kliko per te para burimin