Hapet votimi për Prinaret: Berisha ‘heq dorë’ nga 4 bashki, ‘dorëzohet’ dhe për bashkinë e Malësinë e Madhe…

0
911
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Demokratët do të zgjedhin sot emrat e kandidatëve zyrtarë për kryebashkiakë.  Në një proces, që sipas statutit quhet ‘Primare’, anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë.

Më interesante përballja është në Tiranë, ku mes 7 kandidatësh, gara mes Belind Këlliçit, Ilir Alimehmetit dhe Gert Bogdanit është më e forta.

Në 3 bashkitë e tjera të mëdha, Elbasani, Shkodra dhe Durrësi nuk priten surpriza. Në dy të parat, PD e Berishës kandidon me vetëm 1 emër, Luçiano Boçin dhe Bardh Spahinë, që rrjedhimisht janë kandidatë zyrtarë, ndërsa në Durrës, mes dy kandidatëve, Armand Dervishi i panjohur politikisht, Igli Cara ka mbështetje të gjerë.

Vetëm 1 kandidat, kanë  7 bashki në të gjithë vendin, ku primaret do të jenë thjesht formale. Në bashkinë e Krujës, e vetmja me 11 kandidatë, gara pritet e fortë. Pretendentët kryesore janë Ndriçim Babasi dhe Agron Loka që aktualisht drejton degën e PD. Në këtë bashki, garon në primare edhe kandidati i Partisë së Lirisë Denis Hidri. 

Në Bashkinë Kurbin, gara pritet të marrë vëmendje të veçantë, për shkak të konfliktit me armë 5 ditë para mbajtjes së primareve. Nga 7 kandidatë që ishin tashmë kanë mbetur vetëm 5 për shkak se Rithemelimi i përjashtoi 2 që ishin protagonistë në konflikt. 

Dy kandidatë të primareve për Bashkinë e Kurbinit Alfred Dajçi dhe Edmond Shkoza janë përjashtuar nga gara e 4 dhjetorit. Numër të lartë kandidatësh kanë edhe Librazhdi me 6 kandidatë, Selenica 6, Dibra 6, Mirdita 6, Lezha 6, Fushë-Arrëzi me 5 kandidatë, e po me 5 edhe Saranda, Tropoja, Fieri, Mati.

Në këto bashki, kandidatët kanë sfidë jo vetëm të dalin fitues, por edhe të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim.

Primare PD ka zgjedhur të mos ketë vetëm në 4 bashki të vendit, Himarë, Finiq e Dropull të cilat i lihen në dorë Vangjel Dules dhe Pustec, që i lihet partisë minoritare maqedonase.

Në Malësinë e Madhe, Berisha nuk ka asnjë kandidat, e vetmja bashki që i mbijetoi luftës Basha-Berisha, duke mos lejuar ngritjen e strukturave paralele të ish kryeministrit atje.

Zjarr Tv Ad