Hapet zyrtarisht zarfi i zi në Big Brother

0
1179
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një zarf i zi ka mbërritur ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP. Përmbajtja e tij u zbulua sonte në spektakël.

Dhe sikurse pritej lidhej me Luizin dhe situatën mes tij dhe Kiarës. Vëllai i Madh ka dhënë një ultimatum duke paralajmëruar përjashtim nga programi nëse ndodhin sërish skena dhunë fizike apo psikologjike.

Zarfi i zi ka pasur paralajmërim final për të
Gjithë banorët

Çfarë ndodhi dje?

Një lojë nga “Big Brother VIP” ka sjellë sërish tensione mes Luizit dhe Kiarës.

Emirionës i ishte dhënë një mision i fshehtë. Ajo duhet të bënte vajzat që mos tu flisnin djemve dhe në këmbim do merrte një surprizë në mbrëmje.

Duke kërkuar ndihmën e vajzave ajo u tha se do merrnin një avantazh në lojë. Situata nuk mund të kalonte lehtësisht nga Luizi, i cili ka treguar se bën çdo gjë për të fituar.

Në një moment ai ka bllokuar Kiarën te lavamanët dhe nuk e linte të dilte. Dhe pse fillimisht e mori me të qeshur, Kiara më pas u ndje keq dhe shpërtheu në të qara duke thënë se ndihet keq. Gjithsesi, Luizi vijoi mos të largohej.

Zjarr Tv Ad