Pas hapjes së Ambasadës kosovare në Jerusalem, ka reaguar edhe grupi radikal islamik ‘Hamas’. Zëdhënësi i grupit ‘Hamas’, Hazem Qasem, u shpreh se hapja e Ambasadës në Jerusalem është një shkelje flagrante e të gjitha rezolutave, ndërsa shton se është një anim i qartë ndaj pushtimit.
“Vendimi i Kosovës për ta hapur ambasadën e saj në Jerusalem është shkelje flagrante e të gjitha rezolutave ndërkombëtare dhe një anim i qartë ndaj pushtimit”, është shprehur Qasem nga grupi militant palestinez që qeveris me Rripin e Gazës.
Duke ngritur ambasadën e saj në Jerusalem, duke ndjekur shembullin e SHBA-së dhe Guatemalës, Kosova është bërë një nga tri vendet e vetme me ambasada në këtë qytet, pas SHBA-së dhe Guatemalës. Kosova është vendi i parë evropian që ndërmerr këtë hap, që ka edhe mbështetjen e plotë të administratës së re të Joe Biden.