Hapja e Dosjeve, Gjergji dhe Flutura

0
777
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

E lexuat intervisten e Gjergj Lekes para do ditesh? Ne mos intervisten te pakten keni lexuar debatet dhe furine qe e shoqeroi ate…
Duhet thene, qe, nga leximi I intervistes se Gjergjit nuk mesova asgje te re. I kisha degjuar te gjitha ato qe thoshte Gjergji.
Nga te tjere aktore te asaj kohe.
Dhe, I besoj si te verteta.
Por…. Isha kunder botimit te kesaj interviste! Sepse, kam qene dhe jam kunder hapjes se dosjeve te asaj kohe.
Dhe dosja e artit eshte, padyshim, nje nder dosjet me te shemtuara!
E dini pse jam kunder hapjes se dosjeve ne pergjithesi? Sepse, krijuesit e tyre, ata qe shantazhuan, rekrutuan, terrorizuan, me fjale te tjera persekutoret do te ishin me te fituarit.
Viktimat e asaj kohe do te perplaseshin me njeri tjetrin sic edhe ndodhi… (viktima te asaj kohe me duken e gjithe shoqeria pervec nomenklatures).
Sigurimsat qe terrorizuan artistet ne ate kohe, tashme jane pronare lokalesh VIP!
Imagjinoj kenaqesine perverse te ndonjerit prej tyre… I rehatuar ne saletin VIP te lokalit te tij, hap gazeten… Hahaha, paskan hapur dosjet tona. Paskemi gallate keto dite… Gjergj-i I bie Parashqevise dhe Lindites, Lindita ia kthen, Robert-i e sulmon Gjergjin, Gjergji kerkon falje por nderkohe hedh ne gjyq Flutura….
Hahaha, kamarier, nje dopio wiski shpejt!
Ehhh, kohe te bukura ato kohe… Po marr shefin e asaj kohe te bejme nje dore gallate. Eshte sot e kesaj dite ZV/Minister I Brendshem.
“Alo, shef, Qirjako jam! E lexove gazeten? Gallate e madhe ka plase…Do kalosh kendej?!”
“Qako, jam I zene me keto problemet e emigracionit te shtuar keto dite, do pres edhe kolegun gjerman… Por, sapo te mbaroj do kaloj andej. Te kujtojme kohet e vjetra…”
Kur Flutura permendi burrat-kurva, mua nuk me erdhi ne mend Gjergji, sigurisht. As kurvaret apo drejtoret e asaj kohe qe shfrytezuan postin.
Por vetem Qakot, Dhimot, Seitet dhe mbi te gjitha shefi I atyre dhe I ketyre koheve!
Keta jane burra- kurvat qe nuk ka dosje qe I cenon! Sepse ata vetem krijonin dosje, atyre nuk u krijonte dosje njeri!
U tallen ne ate kohe e po tallen edhe ne kete kohe me ne.

Zjarr Tv Ad