Profesori dhe akademiku Artan Fuga ka komentuar debatin për hapjen e dosjeve, pasi Autoriteti publikoi një dokument duke thënë se një politikan me inicialet I.M ka qenë pjesë e sigurimit të shtetit.
Sipas Fugës, tashmë kërkojnë të gjithë që t’i hapen dosjet, me qëllim për t’i shpëtuar përgjegjësisë për diktaturën.
Profesor Fuga thotë se kjo është një lojë e fëlliqur dhe nuk ka asnjë interes për qytetarin.
“Në ditët në vazhdim do t’ju rrëfej se përse kjo është një lojë e fëlliqur, asnjë interes për qytetarin! Të tjera gjëra ka nevojë sot pastrimi i jetës shoqërore nga maskarenjtë! Mos e hani këtë lojë e të bini në kurth”, shkruan ndër të tjera Fuga.
Hapja e dosjeve dhe hapja e barkut!
Pasi u tronditën fort, shumë, jashtëzakonisht, tmerrësisht, duke e shpallur Ilir Metën agjentin 007,
Të gjithë kërkojnë të hapen dosjet, për të gjithë, në çast! Opozitarë, pushtetarë, gjysmë-opozitarë, kush e kush të tregojë se nuk e ka qimen nën kësulë! Hapëmi dosjen mua ! – bërtasin!
Kush e kush të tregojë kështu virgjërinë e tij!
Kush e kush t’i shpëtojë përgjegjësisë së tij për diktaturën!
Kush e kush të tregojë se e ka ndërgjegjen e bardhë sa veladoni i Papës!
Në vend të hapni dosjet, mos na hapni barkun – sikurse thoshte gjyshja ime!
Në ditët në vazhdim do t’ju rrëfej se përse kjo është një lojë e fëlliqur, asnjë interes për qytetarin!
Të tjera gjëra ka nevojë sot pastrimi i jetës shoqërore nga maskarenjtë!
Mos e hani këtë lojë e të bini në kurth!/ Burimi: Faqja zyrtare në Facebook Artan Fuga.