Hapja e kazinove, Rama:”Gënjeshtër e madhe! Nuk ka asnjë hapje bixhozi në Shqipëri”

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Rama thotë se lajmet për hapjen e kazinove në vend janë gënjeshtra.

“Është përhapur një fjalë gjithandej, edhe me ndihmën e mediave. Se këtu janë hapur kazinotë dhe bixhozi. Kjo është komplet gënjeshtër. Nuk ka asnjë hapje bixhozi në Shqipëri. Është hapur vetëm një procedurë specifike e cila lidhjet me përfundimin e afatit të licensës së të vetmes kazino që ka qenë në mes të Tiranës. Duke pritur që cilido qoftë të ofertojë në një zonë të caktuar”, tha Rama.

Më tej, kryeministri tha se rrugët në Tiranë që janë propaganduar si vende ku do hapen kazino, janë kufijtë e zonës brenda të cilëlës do hapet kjo industri.

“Rrugët janë vetëm kufijtë e një perimetri. Me ligjin ekzistues kemi të drejtën e kazinove vetëm në objekte me 5 yje. Ose kazino të vecanta në zona strategjike ose për turistët. Nuk e kemi ushtruar masivisht dhe nuk do ta ushtrojmë. Nuk ka hapje kazinosh. Në hotele me 5 yje po. Por 5 yje me brande jo 5 yje me Ezali, Edi, Zaho, Linda dhe i presë vetë ato 5 yjet. Se ka plotë nga ato”, përmbylli Rama

Zjarr Tv Ad