Hapja e Kopshtit të ri Zoologjik u shty për të shtunën e 4 Qershorit/ Ironizon Ylli DYLGJERI: Fëmijët panë sërisht strucin Erion, që me këmbë e duar u shpjegon, paaftësinë e Bashkisë tonë!

0
174
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Bashkisë Tiranë iu bëri dje një surprizë të madhe fëmijëve të Tiranës. Para një jave u premtoi për të disatën herë se më 1 qershor hapet Kopshti Zoologjik. Dje vogëlushët u befasuan shumë kur kryetari i Bashkisë e shtyu hapjen edhe një herë tjetër.

Për shkak se 1 Qershori, Dita e Fëmijëve, bie ditë shkolle për fëmijët, por është edhe ditë pune për prindërit e tyre, hapja zyrtare e Kopshtit të ri Zoologjik do të bëhet ditën e shtunë, më 4 Qershor.

Lajmin e dha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ftoi fëmijët të marrin prindërit dhe gjyshërit dhe të bëhen pjesë e festës në fundjavë. Lidhur me shtyrjen e ditëve të çeljes zyrtare të Kopshtit Zoologjik ka ardhur dhe një reagim nga gazetari Ylli Dylgjeri. Nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ Dylgjeri shkruan: Fëmijët panë sërisht strucin Erion, që me këmbë e duar u shpjegon, paaftësinë e Bashkisë tonë!

Postimi i plotë nga Dylgjeri:

1 Qershor.

Femijet, sipas premtimit, prisnin te shihnin kafshet

ne kopshtin e ri Zoologjik.

Por…

Pane serisht strucin Erion,

qe me kembe e duar u shpjegon,

paaftesine e Bashkise tone!

Zjarr Tv Ad