Del lista e fituesve për zgjedhjet në universitete, Arben Gjata zgjidhet rektor I Mjekësisë

0
105
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me anë të një njoftimi zyrtar bëhet me dije për të gjithë qytetarët se sipas njoftimit zyrtar të bërë nga autoritetet policore greke, në zbatim të vendimit të qeverisë greke, kufiri tokësor me Greqinë do të jetë i hapur vetëm nga Pikat e Kalimit Kufirit Kakavijë dhe Kapshticë.

Shtetasit shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke, shtetasit grekë dhe minoritarët që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Greqisë duhet që brenda 48 orëve para udhëtimit të plotësojnë online formularin PFL(Passenger Locator Form) në adresën zyrtare në linkun: https://travel.gov.gr/#/.  Pas plotësimit të formularit online, secili qytetar do të marrë ne e-mail një konfirmim me një barcode, të cilin do ta paraqesë para autoriteteve në pikën hyrëse të kalimit në Greqi.

Në rast se një qytetar nuk disponon konfirmimin me barcode, nuk do të lejohet të kalojë kufirin Qytetarët e vendeve të BE-së apo të vendeve të treta nuk lejohen të kalojnë kufirin.

Testimi për COVID-19 do të kryhet me përzgjedhje algoritmike dhe shtetasit që do t’i nënshtrohen testimit do të izolohen në adresën e deklaruar prej tyre deri në daljen e rezultatit. Në rast se qytetari rezulton pozitiv me COVID-19 do të karantinohet për 14 ditë në adresën e deklaruar.

Lëvizja e automjeteve të transportit të mallrave vazhdon normalisht, si në hyrje edhe në dalje, por edhe shoferët e kamionëve duhet të plotësojnë formularin online. Ndërsa Pikat e Kalimit Kufitar Tre Urat Përmet dhe Qafë Botë Sarandë janë të mbyllura nga pala greke. Në këto pika nuk lejohet as lëvizja e shtetasve dhe as e automjeteve.

Zgjedhjet e këtij viti janë realizuar në një situatë të pazakontë për shkak të përhapjen së pandemisë së COVID-19. Procesi i votimit është realizuar nën masa të rrrpta anti-covid, me matje temperature, dezinfektim në hyrje dhe mbajtje maskash.

Lista e plotë e fituesve për rektor në Tiranë:
Universiteti i Tiranës: Artan Hoxha
Universiteti i Mjekësisë: Arben Gjata-i rizgjedhur
Universiteti i Bujqësisë: Fatbardh Sallaku
Universiteti Politeknik: Andrea Maliqari-i rizgjedhur
Universiteti i Arteve: Kastriot Caushi-i rizgjedhur
Universiteti i Sporteve: Agron Kasa
Universiteti Politeknik: Andrea Maliqari

Rektorët në rrethe
Rektor në Universitetin e Durrësit, Kseanela Sotirofski-i rizgjedhur
Rektor në Universitetin e Gjirokastrës, Bektash Mema-i rizgjedhur
Rektor në Universitetin e Shkodrës, Suzana Golemi
Rektor në Universitetin e Vlorës, Roland Zisi-i rizgjedhur
Rektor në Universitetin e Korcës, Dhimitër Bello
Rektor në Universitetin e Elbasanit, Skënder Topi-i rizgjedhur

Lista e fituesve për dekan në Tiranë
Fakulteti i Ekonomisë: Dhori Kule-i rizgjedhur
Fakulteti i Shkencave Sociale: Edmond Rapti-i rizgjedhur
Fakulteti i Drejtësisë: Sokol Mëngjesi
Fakulteti i Gjuhëve të huaja: Artur Sula-i rizgjedhur
Fakulteti Ekonomik: Dhori Kule-i rizgjedhur
Fakulteti i Shkencave të Natyrës: Spiro Drushku
Fakulteti i Institutit të Fizikës Bërthamore të Zbatuar: Brunilda Daci
Fakulteti i Histori Filologjisë: Sabri Laci

Në zgjedhjet e djeshme votuan 718 personel akademik dhe mbi 25 mijë studentë. Vendimi për zhvillimin e zgjedhjeve ka qenë shumë i debatuar nga PD-ja dhe jo vetëm, që i ka konsideruar të paligjshme, pasi sipas tyre pandemia nuk i lejon kandidatët të bëjnë fushatë dhe gjithashtu vendos jetën e studentëve në rrezik.

Shumë prej pedagogëve i kanë kundërshtuar këto zgjedhje, sepse shumë prej studentëve nuk kanë mundur që të shkojnë që të votojnë për shkak të situatës së COVID-19, duke mos krijuar mundësinë e të drejtës së votës.

Zjarr Tv Ad