Hapja e kutive/ Rrahman Rraja “vodhi” Ramën, Lediana Fratari me 48 vota plus

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas rinumërimit të votave në disa prej kutive të zgjedhjeve të 25 Qershorit, ka rezultuar se nuk ka patur gabime në numëërimet për partitë. Sikurse bën me dije gazetarja Esiona Konomi e abc news, këto gabime kanë qenë në një diferencë prej 1, 2 apo votash çfarë mund të konsiderohet një gabim njerëzor.

Por sipas të njëjtit burim, kutitë që mbanin votat për kandidatët kanë patur diferenca të dukshme në numërimin e dytë, veçanërisht sa i takon votave brenda kandidatëve të së njëjtës parti, ku duket se të penalizuarit janë ata që kryesojnë listën.

Nga kutitë e numëruara deri tani nga KQZ, deputeti që ka përfituar më shumë vota të cilat nuk janë të tijat, është Zef Hila në Shkodër. Në vetëm 40 kuti të hapura, atij i janë dhënë 104 vota më tepër, të cilat i hanë hequr kryesisht drejtuesit të listës, Helidon Bushati.

Ndërsa mes socialistëve, vihet re se më shumë vota të të tjerëve janë regjistruar për Eduard Shalsin. Ai ka 86 vota të padrejta, ndërsa 20 vota plus ka edhe Elisa Spiropali.

Ndërkohë viktima të rrjdhjes së votave janë Fatmir Xhafaj me -43 vota, dhe Belinda Balluku me -30 vota, të cilët në fakt kanë edhe ndër më të votuarit në kryeqytet. Vota të panumëruara drejt dhe të humbura kanë patur edhe vetë kryetarët e pative. Me kutitë e hapura në Durrës, Edi Rama ka -11 vota, të cilat, duke se kanë shkuar kryesisht për Rrahman Rrajën, i cili rezulton të ketë marrë 19 vota më shumë se sa i takonin.

Imunitet nuk kanë pasur as Basha e Berisha. Bashës i janë hequr 21 vota, ndërsa Berishës 11. Ajo që dukshëm ka marrë vota të padrejta nga PD në Tiranë, është Ledina Fratari, me 48 vota plus, vetëm në kutitë e hapura deri më tani.

 

Zjarr Tv Ad