Hapja e negociatave, Bregu uron shqiptarët, ironizon Bashën

0
319
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka përshëndetur vendimin për hapjen e negociatave me BE-në. “Ajo çka vlerësoj që është shumë pozitive, e pritshme dhe që më në fund Shqipëria ia arrin, është propozimi i Komisionit Europian për çeljen e negociatave. Sesi do vijojë më pas kjo histori deri në miratimin e propozimit apo vendimit të cilin duhet ta marrin pastaj vendet anëtare në qershor, shpresoj shumë në qershor, por në mos në qershor brenda këtij viti të paktën, kjo sigurisht mbetet akoma për tu parë”,– thekson Bregu. Ish-ministrja demokrate thotë se drejtësia do të vijojë të jetë reforma kryesore që do të certifikojë ose jo progresin e Shqipërisë drejt BE-së. Në fund të reagimit të saj, ajo ka edhe një thumb për kreun e PD-së, Lulzim Basha. “Ngushëllime të sinqerta edhe për ata vogëlsira politike apo profesionistë të shtjellave të marra, të cilët gjatë këtyre viteve, qëndrimin tim të pandryshuar PRO çeljes së negociatave e quajtën shkelje të parimeve të demokratit të denjë apo partiakut ushtar dhe sot ngrenë si të paqënë flamurin e luftëtarit më të denjë pro europian! Kushedi çdo të sjellin erërat për fatin e tyre të gremisur!”, shkruan Bregu.

Zjarr Tv Ad