Hapja e rrugës Thumanë-Kashar, qytetarët protestojnë përballë ministrisë për shembjen e banesave të tyre: Ju po vrisni të ardhmen e fëmijëve tanë!

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një grup qytetarësh janë mbledhur te Ministria e Transporteve për të protestuar.

Protesta mbahet kundër shpronësimeve dhe shembjes së banesave të tyre, nga hapja e rrugës Thuman-Kashar.

Me pankarta në duar ata kërkojnë drejtësi nga shteti, duke u shprehur se qeveria po vret të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Kujtojmë se zgjerimi i rrugëve ose ndërtimi i rrugëve të reja është kthyer në problem në Tiranë, pasi pren ndërtesat e shumë banorëve, të cilët pretendojnë se qeveria nuk i dëmshpërblen në masën e duhur.

Zjarr Tv Ad