Hapja e spitalit të Fierit/ Ogerta Manastirliu u bën thirrje mjekëve dhe infermierëve: Aplikoni për punësim…

0
90
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, u bën thirrje mjekëve dhe infermierëve shqiptarë, që të aplikojnë në Spitalin Rajonal Memorial në Fier.

Spitali i Ri Rajonal Memorial Fier, do të ketë mbi 300 të punësuar, 50 nga të cilët do të jenë nga Turqia.

Spitali në Fier, do të menaxhohet nga një ekip i përbashkët shqiptaro-turk. Ky spital, do të ketë 150 shtretër si dhe 19 shërbime dhe njësi klinike ambulatore me shtretër.

Vlerësimi i kandidatëve, do të bëhet nga një komision ad-hoc, sipas një sistemi pikëzimi, i cili vlerëson dosjen e aplikantit dhe intervistën.

“Kjo ftesë u drejtohet të gjithë menaxherëve shëndetësorë spitalore, mjekëve sipas specialiteteve të përcaktuara në thirrjen publike, infermierëve, teknikëve që plotësojnë kriteret për t’u përzgjedhur dhe që janë të gatshëm të bëhen së bashku me ne pjesë e këtij projekti ambicioz që po hedh hapat e parë drejt autonomisë së sistemit spitalor publik”, kjo është thirrja që ka bërë  Ogerta Manastirliu.

Zjarr Tv Ad