Hapja e tunelit të Skërficës, flet Mirela Kumbaro: Shtëpitë në Tepelenë dhe Gjirokastër, janë me pamje nga deti

0
400
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot u hap për qarkullim rruga më e re në Shqipëri, Kardhiq-Delvinë dhe tuneli i Skërficës, duke shënuar realizimin e një prej rrugëve më strategjike për zhvillimin e turizmit në bregdetin e Jugut, e cila shkurton me 45 minuta udhëtimin drejt Sarandës, duke rritur sigurinë rrugore, si edhe ofruar një tjetër spektakël të natyrës shqiptare.

Vepra e shumëpritur prej banorëve të zonës dhe jo vetëm, si dhe e premtuar për dekada me radhë, është e hapur, për të lehtësuar ndjeshëm komunikimin e automjeteve, sidomos tashmë që sezoni veror, ka shtuar dukshëm fluksin e tyre.

Përfundimi i rrugës së re Kardhiq-Delvinë me gjatësi 33 kilometra, u shndërrua sot në një festë të vërtetë për banorët nga të dy anët e rrugës, ku u zhvilluan një sërë aktivitetesh promovuese, siç ishin panairet me produkte kulinarie të zonave perreth, Festivali i Riteve, ekspozita me foto nga vendet më të bukura turistike, etj.

Kryeministri Rama e nisi vizitën në rrugën e re, nga portali i tunelit, në krahun e Gjirokastrës, së bashku me Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe Ministren e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, e më pas përshkroi tunelin për të dalë në zonën e Delvinës.

Tuneli, i cili u realizua 2 muaj përpara afatit të parashikuar në kontratë, kalon në qafën e Skërficës, dhe ndodhet ndërmjet lotit 4 dhe lotit 6 të rrugës Kardhiq-Delvinë.

Ky është segmenti me kushte më të vështira, si nga ana ndërtimore dhe nga kushtet gjeologjike, duke pasur parasysh terrenin ku kalon.

Zjarr Tv Ad