Haradinaj – ambasadorit gjerman: Kundërshtojmë fuqishëm idenë e këmbimit të territoreve

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në kuadër të Samitit të Berlinit, kryeministri Haradinaj ka pasur një takim edhe me ambasadorin e ShBA-së në Gjermani, Richard Grenell.

Haradinaj njofton t’i ketë thënë atij se Qeveria kundërshton fuqishëm idenë e këmbimit të territoreve.

“…Theksova gjithashtu se Qeveria e vendit kundërshton fuqishëm idenë e këmbimit të territoreve, duke e cilësuar si opcion të rrezikshëm dhe që do ta destabilizonte jo vetëm vendin por edhe rajonin”, ka shkruar ai në Facebook, përcjell zeri.info.

Tutje ai ka shkruar se atij i ka shprehur përkushtimin e Kosovës për dialogun me Serbinë, zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese ghe gatishmërinë për tregti të lirë, si pjesë të një marrëveshjeje që rezulton me njohje reciproke.

 

Zjarr Tv Ad