Haradinaj anulon vizitën në SHBA, nuk pajiset dot me vizë

1
616
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka anuluar vizitën e planifikuar për më 11 janar për në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi nuk ka mundur të marrë vizën.

Lajmi është konfirmuar nga një zyrtar i gardës së Ioëas për një media vendase. “Kryeministri Haradinaj ishte i ftuar nga gjenerali Orr, por fatkeqësisht nuk mundi të marrë vizën për të na u bashkuar. Në vend të tij do të marrë pjesë zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli.”, citohet të thotë kolonel Greg Hapgood, zëdhënës i Gardës së Iowas.

Haradinaj do të merrte pjesë në një aktivitet të organizuar nga komandanti i Gardës Kombëtare në këtë shtet, Timothy E. Orr.

Disa ditë më parë vetë bashkëshortja e Haradinaj, me një status në Facebook, akuzoi mediat se ishin bërë si mediat serbe dhe se Haradinaj nuk kishte asnjë problem me vizën.

Zjarr Tv Ad

Comments are closed.