Haradinaj, Çitakut: S’i ka shprehur saktë qëndrimet e Kosovës

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përsëritur qëndrimin e tij se taksa ndaj Serbisë përkundër presioneve të vazhdueshëm do të mbetet. Ndërsa, sa i përket vazhdimit të dialogut, kreu i qeverisë ka kërkuar ndihmën e të gjithëve për të vazhduar atë, mirëpo pa e lidhur me taksën.

Duke përmendur bashkëpunimin e Kosovës me SHBA-të, kreu i qeverisë tha se mënyra ma e mirë për t’i forcuar marrëdhëniet është të arrihet njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

“Mënyra për të dalë prej këtu ku jemi është njohja e Kosovës nga Serbia”, tha ai.

Ndërsa duke përmendur deklaratat e tij sa i përket ambasadores Vlora Çitaku, ai tha se në raste të caktuara ajo nuk i ka shpreh qëndrimet e sakta të Kosovës, shkruan KP.

Këto deklarata kryeministri i bëri gjatë një vizite pune që kishte në komunën e Gjilanit. Kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri u shpreh se të gjitha partitë politike në Kosovë janë për dialog, mirëpo, ajo që dallon sipas tij është forma si duhet bërë. Kurse, sa i përket komenteve të tij për korrigjim të kufijve, Haziri tha se qëndrimi i LDK-së dihet që Kosova e 17 shkurtit 2008 në këto rrethana do të mbetët e paprekshme.

 

Zjarr Tv Ad