Haradinaj: Darkën me Ramën e kërkova unë, mesazhi që i dhashë

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I ftuar në emisionin Pressing, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj komentoi darkën aq shumë të përfolur me liderët e koalicionit qeverisës, me presidentin Thaçi dhe me kryeministrin Rama. Ai u shpreh se idenë për tu takuar e ka pasur ai, ndërsa gjatë darkës i ka kërkuar kryeministrit Rama të merret me përgjegjësitë e tij.

“Nëqoftëse në Bruksel e dinë që Rama po favorizon prekjen e kufijve të Kosovës, atëherë si do të jete figurë e besueshme ai për Brukselin dhe kryeministrin Rama që të merret me përgjegjësitë e veta. Që na ndihmon me mendime dhe sugjerime dakord, por jemi edhe ne për Berlinin. E lus këtu”, është shprehur Haradinaj.

Ndër të tjera kryeministri i Kosovës u shpreh se prekja e kufijve të Kosovës, kthen një precedent në Ballkan që Putini e ka përmendur dy-tre raste në disa deklarata të tij.

“Pse përshembull forcat politike opozitare proevropiane në Serbi po e kundërshtojnë Vuçiçin për çështjen e kufijve me Kosovën, pasi kështu edhe Serbia largohet nga rruga drejt BE-së’, u shpreh Ramush Haradinaj.

Zjarr Tv Ad