Haradinaj del sot para gjykatës, avokati kërkon lirim me kusht

0
524
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj del sot pata Gjykatës së Colmar në Francë.

Avokati mbrojtës i Ramush Haradinajt deklaroi se ka kërkuar lirimin me kusht të klientit të tij, deri në përfundimin e procedurave.

Kërkesa për ekstradimin e ish-Kryeministrit të Kosovës, u bë ditën e martë nga ministria e Drejtësisë serbe dhe i është dorëzuar autoriteteve franceze.

Përmes saj kërkohet që Haradinaj, i cili u arrestua më 4 janar, të ekstradohet nga paraburgimi i Colmar në Francë, drejt Serbisë.

Gjithashtu, përveç kërkesës për ekstradim, është dërguar edhe dokumentacioni në bazë të të cilit sistemi francez i drejtësisë do të vendosë nëse janë përmbushur kushtet për ekstradimin e Haradinajt.

Gjithë materialet janë dorëzuar në gjuhën franceze dhe në bazë të tyre kërkohet që Haradinaj të gjykohet në Beograd, për krimet e luftës së pretenduara se janë kryer prej tij gjatë kohës që ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ramush Haradinaj u arrestua më 4 janar në Francë në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia të vitit 2004, i dyshuar për krime lufte

Tashmë fjalën e fundit do ta thotë drejtësia franceze, e cila pritet të vendosë nëse Haradinaj do të ekstradohet në Serbi.

Zjarr Tv Ad