Haradinaj dhe Veseli takojnë ambasadorin amerikan në Prishtinë

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Ramush Haradinaj pritet të takojë sot ambasadorin amerikan në Prishtinë Philip Kosnett, ku do të diskutohet për taksën 100 % ndaj mallrave serbe, masë kjo tregtare që kërkohet të hiqet urgjentisht nga SHBA.

Takimi mes Haradinajt dhe Kosnett do të zhvillohet në zyrën e kryeparlamentarit Kadri Veseli. Ky i fundit javë më parë kishte deklaruar për medieat se ka qenë iniciator për vendosjen e taksës 100 %, ndonëse deputetë të partisë së tij pas presionit të ndërkombëtarëve kanë filluar të ndryshojnë qëndrim rreth taksës.

Kreu i Qeverisë së Kosovës dje nuk ka dashur të komentojë nëse do të hiqet taksa ndaj mallrave serbe, ashtu siç po kërkojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

Presidenti  Hashim Thaçi ka bërë apel që të hiqet taksa, pasi, sipas tij, ajo po cenon marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në.

Zjarr Tv Ad