Haradinaj: Do të ishte poshtërim i vendit nëse do të shkoja në Hagë si kryeministër

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ramush Haradinaj është deklaruar pas dorëheqjes së tij nga posti i kryeministrit të vendit

Haradinaj në një konferencë me gazetarë ka pohuar se dorëheqja nga ky post ka ardhur pas ftesës që kanë marrë sot nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit, raporton “zëri.info”.

Sipas tij do të ishte poshtërim i Kosovës nëse do të shkonte në Hagë për tu intervistuar dhe në të njëtën kohë të jetë edhe kryeministër i vendit.

“Informova kolegët e Aleancës për dorëheqjen, partinë që udhëheq për arsye se jam i ftuar si i dyshuar në Gjykatën e re që është formuar për intervistim. Kjo do të ishte shumë e rëndë nëse do të shkoja si kryetar i qeverisë dhe do të ishte poshtërim i Kosovës dhe i nderit të kryetarit të qeverisë. Do të shkojë si qytetar. Tash si kryeministër në dorëheqje”, ka thënë Haradinaj.

Tutje ai tha që beson në pafajësinë e tij dhe se këtë gjë do ta dëshmojë sërish.

“Kuptohet unë kam qenë dy herë në Gjykata Ndërkombëtare, pafajësinë time e çmoj e respektoj nderin tim personal. Do tu përgjigjem këtyre shpifëse. Ata që besojnë që ushtarët shqiptarë nuk ka nderin ju siguroj që e kanë dhe do ta kenë gjithë”, ka thënë tutje Haradinaj.

 

Zjarr Tv Ad