Haradinaj: E pranojmë rezultatin! Nuk duam rinumërim, e padrejtë ta dëmtojmë procesin aq të mirë!

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ramush Haradinaj, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe i koalicionit AAK-PSD deklaroi sot para mediave se “ Aleanca, koalicioni ynë, e pranon rezultatin zgjedhor, ashtu siç është njoftuar nga KQZ.  Nuk kërkojmë rinumërim, nuk e kontestojmë rezultatin zgjedhor, – theksoi Haradinaj.

“ Nëse ndonjë deputet ka vërejtje, e gëzon lirinë, por ne nuk kërkojmë rivotim as përmbysje të rezultatit, sepse mendojmë se është e padrejtë ta dëmtojmë në një ditë kaq të mirë, një proces kaq të mirë zgjedhor, një sukses kaq të madh të demokracisë siç u vërtetua në 6 tetor. E respektojmë. Qytetari nuk na e dha të drejtën të formojmë qeverinë, ia ka dhënë partive të tjera. Pra, i urojmë partitë për suksesin e arritur, edhe të parën, edhe të dytën, secilën parti. “

Zjarr Tv Ad