Haradinaj flet pas takimit me Kurtin: SHBA të emërojë një emisar për dialogun me Serbinë, Lajçak nivel i ulët

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ramush Haradinaj, pas takimit të sotëm me kryeministrin Albin Kurti ka deklaruar për mediet se fokusi i diskutimit ka qenë çështja e dialogut me Serbinë.

Më tej Haradinaj tha se prezenca e SHBA në dialog është më se e nevojshme, duke theksuar se emërimi i një emisari nga Amerika, do të sillte dobi në këtë proces.

Sipas tij i dërguar special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është nivel i ulët i përfaqësimit për axhendë.

“Tema ishte dialogu, me datën 6 maj i kam dërguar letër kryeministrit dhe kam kërkuar takim për çështjen e dialogut dhe pas kërkesës ju kemi përgjigjur takimit. I kemi dëgjuar qëndrimet e kryeministrit dhe kam shprehur shqetësimet e mia. Prezencën e ShBA-së është mëse e nevojshme, do të ishte me dobi emërimi i emisarit nga Amerika. Po e shohim se peshën kryesore në dialog e ka Lajçak, por që është nivel i ulët i përfaqësimit për agjendë, pra nuk janë liderët. Nuk shihet një agjendë e plotë”, ka thënë Ramush Haradinaj.

Zjarr Tv Ad