Haradinaj: Ishte gabim që sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës të paraqitej si pjesë e dialogut me Serbinë

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj e ka quajtur gabim që sovraniteti dhe integriteti i Kosovës të paraqitej si pjesë e dialogut me Serbinë.

Haradinaj ka thënë se vendit i është shkaktuar dëm i madh duke bërë pazar me sovranitet.

“Ishte gabim që sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës të paraqitej si pjesë e dialogut me Serbinë. Mbrojtja e këtyre shtyllave të shtetit ka një çmim dhe sot populli i Kosovës është krenar që këto i ka prapë të pacenuara.

Dëmi që i është shkaktuar Kosovës duke bërë pazar me sovranitet dhe integritet është i madh, por bashkë jemi vënë në mbrojtje të shtetësisë, integrimeve euro-atlantike dhe zhvillimit ekonomik”, ka shkruar ai në Facebook.

 

 

Zjarr Tv Ad