Haradinaj: Jam në pushtet për t’i kryer punët e lëna me vjet të tëra

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vendimi i sotëm i qeverisë së Kosovës për inicimin e procedurave për shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit ka sjellë reagimin e kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Haradinaj: U pa kush se çfarë mendon, nuk besoj që kam arsye të flasë. Çfarë mendon Qeveria e tha sot, ne e kemi votuar Ligjin që të ndalen lojërat e fatit në Kosovë. Lotaria e Kosovës mbetet sepse është publike dhe është ndryshe. Krejt lojërat e tjera të fatit do të ndalen.

Haradinaj ka thënë se ashtu si ka thënë, ai ka ardhë në pushtet për të përfunduar disa punë të papërfunduara që një kohë të gjatë, shkruan Klan Kosova.

Haradinaj: Opozita, pjesa që kanë qenë në pushtet, nuk e di pse nuk e kanë kryer këtë punë më herët. Kur kam thënë që po vi t’i kryejë disa punë që kanë mbetur me vjet të tëra – e shihni, po vërtetohet.

Shefi i Qeverisë ka komentuar edhe pasojat që mund t’i ketë shfuqizimi i Ligjit për Lojërat e Fatit në rritjen e papunësisë dhe koston buxhetore, njofton Klan Kosova.

Haradinaj: Mund të them se çdo ligj e ka koston e vet, sa herë që votojmë një ligj e ka edhe një kosto financiare. Ligji i sotëm i ka kostot e veta, koston financiare që mungon në buxhet, por edhe kalkulimet se çfarë ndodhë me ato para të cilat nëse nuk përfundojnë në këto lojëra ku shkojnë. Këto para, në një mënyrë ose tjetër, qarkullojnë në ekonominë e vendit dhe buxheti prapë se prapë i ka të hyrat e veta. Sa i përket vendeve të punës, jemi të gatshëm të interesohemi se si t’i trajtojmë të gjithë ata të rinj dhe të reja që kanë punuar në këtë veprimtari, por megjithatë vendet janë të kufizuara.

Haradinaj ka thënë se një vendim i tillë mund të ketë pasoja, por do të jenë më të vogla se sa të mirat që sjellë.

Haradinaj: Është një llogari e bërë – pasojat e tjera të këqija kanë qenë më të mëdha se sa të mirat që po i përmendim. Ne e kemi përfunduar pjesën tonë, tani Parlamenti e ka pjesën e vet.

 

Zjarr Tv Ad