Haradinaj ka lexuar letrën e dorëheqjes në përfundimin e mbledhjes së Qeverisë. Ai tutje ka shtuar se taksa do të vazhdojë të mbetet. “Pas kësaj dorëheqje mandatin ia kthej popullit, ju jeni të parët që ju informoj. Qeveria e vendit vazhdon të kryejë funksionet e veta pa krijuar vakuum, do i informojë zyrtarisht gjitha institucionet relevante, do i mbes gjithnjë besnik atdheut, ishte ndër t’i shërbej vendit. Dorëheqja është e parevokueshme”, ka thënë ai. “Përgjegjësia tani kalon te presidenti për të filluar konsultat për të caktuar datën e zgjedhjeve. I ofrohem prapë popullit për të marrë besimin. Nuk jam i akuzuar, por intervistohem. Garoj në zgjedhje edhe unë edhe subjekti im. Por s’kam mundur ta qoj shtetin dhe kryetarin e qeverisë sepse do t’ia rëndoja Kosovës dhe e kam marrë këtë vendim”, ka thënë Haradinaj i emocionuar. “S’e kam zgjedh këtë realitet. Nuk mendoj se e meriton t’ia bëj këtë Kosovës dhe nuk e bëj”, ka shtuar ai. Letra e plotë e dorëheqjes e Haradinajt: Të nderuar kolegë Dua të ju informoj se sot kam marrë këtë vendim: Jap dorëheqje të parevokueshme nga detyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe dua që të ju falënderoj për besim dhe përkrahje Arsyeja e këtij vendimi është se kam marrë thirrje të paraqitem për t’u marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara në Hagë si i dyshuar Qeveritë dhe pushtetet janë të ndërrueshme, jetojmë në demokraci Nderi i kryeministrit dhe shtetit duhet të ruhet dhe unë nuk e poshtëroj asnjëherë. Në Hagë si Ramush Haradinaj do t’i dal përballë shpifësve ashtu si e kërkon nderi i luftëtarit shqiptar Pastërtia ime dhe e luftës së UÇK-së e konfirmuar nga dy aktgjykime nuk mund të njolloset nga askush dhe asnjëherë Shteti im është Kosova e paprekshme në multietnicitet, shumëgjuhësi, në territor e kufij Kosovës i bëhet presion i padrejtë për çmimin e njohjes nga Serbia. Ndarja apo Dodik Republika janë të papërballueshme për Kosovën dhe stabilitetin e rajonit Si kryeministër i Qeverisë së Kosovës besoj fuqishëm se çmimi për njohje është tregu dhe për këtë taksa duhet të jetë çmimi i njohjes Bashkësia ndërkombëtare po bën gabim që po insiston në çmim të papërballueshëm për Kosovën për njohje. Lidershipi kosovar po bën gabim se nuk po e fuqizon legjitimitetin e vendimit për taksën ndaj Serbisë. Herët a vonë do ta kuptojmë se sa dëm i madh po i bëhet vendit me këtë mosunitet Kosova euroatlantike është e interesuar për njohje reciproke në kufijtë ekzistues Dialogu për njohje është edhe rruga për tregti të lirë me Serbinë Kurrë s’është vonë të jemi bashkë – tregu për njohje e jo ndarja apo Republika e Dodikut Më lejoni të ju siguroj se Taksa mbetet, ushtria e Kosovës shkon para, Trepça është e gatshme për investime Pas kësaj dorëheqjeje, mandatin ia kthej popullit. Sovrani të vendos për udhëheqjen e ardhshme me zgjedhje të lira dhe demokratike I drejtohem Presidentit që në afatin kushtetues të kryejë konsultimet me partitë politike dhe t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme Qeveria e vendit vazhdon të kryejë funksionet e veta pa lejuar vakuum qeveritar deri në Qeverinë e re të dalë nga zgjedhjet e lira dhe demokratike Menjëherë do t’i drejtohem me shkresa zyrtare për dorëheqjen e parevokueshme institucioneve të vendit dhe udhëheqëse të koalicionit qeverisës Do t’i shërbej me besnikëri gjithë jetën, popullit, atdheut dhe shtetit tim Kosovës Faleminderit!

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës. Në fund të mbledhjes së Qeverisë, ai ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme.

Ramush Haradinaj doli në një konferencë për mediat duke dhënë edhe shkaqet e këtij vendimi.

“Sapo informova qeverinë dhe tani do të informojë edhe institucionet e tjera, partnerët politikë. Kam dhënë dorëheqjen e parevokueshme prej funksionit të kryetarit të qeverisë. Arsyeja është se jam ftuar të intervistohem si i dyshuar nga Gjykata Speciale. Javën tjetër do të paraqitem. Unë e kam vlerësuar se nuk mund të paraqitem atje si kryetar i qeverisë, por si qytetar i thjeshtë, duke ruajtur nderin e kryetarit të shtetit”, tha Haradinaj në konferencën për mediat.

Më tej, ai theksoi se pastërtia e tij është e konfirmuar nga dy aktgjykime dhe nuk mund të njolloset nga askush dhe asnjë herë.

“Në Hagë shkoj si Ramush Haradinaj, i dal përballë shpifësve ashtu siç e kërkon nderi i luftëtarit shqiptar. Pastërtia ime edhe e luftës së UÇK-së është e konfirmuar nga dy aktgjykime nuk mund të njolloset nga askush dhe asnjë herë. Shteti im është Kosova, Kosova e paprekshme me një multietnicitet, me shumë gjuhësi, me territor e kufij, Kosovës i bëhet presion i padrejtë për çmimin e njohjes nga Serbia, ndarja apo Dodik Republika”, tha Haradinaj.

 

Zjarr Tv Ad