Haradinaj kërkesë Amerikës: Bëni presion edhe mbi Beogradin e jo veç ndaj Kosovës

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sonte ka ripërsëritë qëndrimin e tij se taksa ndaj produkteve të Serbisë nuk hiqet, pa një kontrate garantuese për njohjen e Kosovës nga Serbia. Haradianj gjatë pjesëmarrjes në Konferencën për Siguri që po mbahet  Mynih, ka pohuar se Amerika nuk ka asnjë ushtrinë në botë më aleate se FSK-në, dhe nuk ka popull më aleat se shqiptarët.

“Parimi që ka vle çdoherë për dialogun, ka qenë moskushtëzimi i dialogut. Është gabim që është lejuar dikur me devijuar dialogu, me u biseduar kufij e territore, por edhe tani është gabim nga Zonja Mogherini me pranuar që Serbia, në këtë rast z. Vuçiq me kushtëzuar kthimin në tavolinë, me hjekjen e taksës. Taksa nuk bënë me u hjek pa një kontratë, dhe duhet ta dimë se çfarë kontrate obligative dhe ligjore, pra gjithëpërfshirëse hymë me Serbinë. Njëra nga çështjet është edhe tregtia e lirë, në këtë rast, hjekja e tarifës”, tha Haradinaj.

Ai ka pohuar se Amerika duhet të bëjë presion të Serbia për të mos kushtëzuar dialogun dhe të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

“Jo nuk ndryshon, shikoni ne jemi vendi më aleat i Amerikës, se është fol edhe për marrëdhëniet me Amerikën. Është një kërkesë legjitime prej Amerikës, pezullimi i taksës, por sikurse e dini, vendimi për taksën është një vendim ligjor, pra nuk kemi shkel ndonjë ligj, është vendim i Qeverisë së Kosovës, i qeverisë sovrane dhe nuk është marrë nw relacion Kosovë – Amerikë, por është marrë nw relacion Kosovë dhe fqinji ynë, shkaku i veprimeve armiqësore ndaj Kosovës. Amerika besoj nuk ka popull me aleat se ne. Presim prej Amerikës, në vend që t’i bëjë preson veç Kosovës, ose veç institucioneve të Sigurisë së Kosovës, si rasti që është paralajmëruar për FSK-në, FSK-ja është aleati më i mirë i Amerikës, ndoshta nga krejt ushtritë e Botës. Këtë preson ta orientojë nga Beogradi, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje obligative ligjore, gjithëpërfshirëse, për njohje reciproke, qe i hap perspektivë Kosovës për anëtarësim në OKB dhe në organizatat tjera ndërkombëtare, por po ashtu që siguron edhe tregtinë e lirë”, tha Haradinaj,  raporton KosovaPress.

Ai tha se rruga e vetme është kthimi në tavolinë i Kosovës dhe i Serbisë pa kushte. “E tha edhe Presidenti në fjalën e vet, se ne jemi viktimë, pasi Serbia ka kryer krime në Kosovë. Nëse dikush është dashur me vendos kushte, do duhej të vendosnim ne, sepse ne jemi viktima, pasi Serbia ka kryer shumë krime në Kosovë”.

Ai tha se Serbisë tani i kushton koha, pasi Serbisë i duhet për hapjen e kapitujve për hyrje në BE, “ndërsa tani tarifa po na kushtin dy palëve”.

“Ne e duam Amerikën me zemër të gjithë, por nuk jemi më miq për Amerikën, nëse marrim hapa të nxituar”, tha Haradinaj.

Kryeministri po ashtu ka lutur të gjithë krerët institucional dhe të partive politike, që të bëhen bashkë, për të mos lejuar Serbinë që të vendos kushte për dialogun.

 

Zjarr Tv Ad