Haradinaj: Kosova ka shpëtuar nga ndarja

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me ndryshimin e formatit të dialogut Kosova ka shpëtuar nga ndarja. Kështu ka deklaruar dje kryeministri i vendit Ramush Haradinaj në një bisedë me gazetarët, pas homazheve të bëra pranë varrit të dëshmorit Ilir Konushevci., në Prishtinë.

I pari i ekzekutivit ka potencuar që ka qenë po Samiti i Berlinit, një ngjarje e dobishme për Kosovën. Sipas tij në këtë Samit dialogu me Serbinë ka kaluar në duart e Merkelit e të Macronit dhe është larguar nga duart e Mogherinit.

“Samiti i Berlinit është si një ngjarje shumë e dobishme për Kosovën sepse procesi i dialogut ka pasur rrezik që Kosovës t`i vijë ndonjë marrëveshje e keqe e që do të përfshinte edhe ndarjen e vendit e që tash është në përgjegjësi të kancerales Merkel dhe të presidentit Macron de kjo është suksesi më i madh”, është shprehur ai.

Kësisoj ai ka potencuar se nëse dialogu nuk do të ndryshonte kahjen, për Kosovën mund të arrihej një marrëveshje e keqe, raporton tutje “Zëri.info”.

“Procesi i dialogut është heq nga adresa që ka mujt me i sjell Kosovës një marrëveshje të keqe. Me rëndësi është që tani kushdo që ka besuar që duke e ndarë Kosovën do të arrihet një marrëveshje Kosovë-Serbi e kanë parë se ai projekt është përmbyllur, pra heqja e dialogut nga zonja Mogherini tek kancelaria Merkel që ka pasur qëndrim të qartë dhe që ka qëndrim të qartë kundër lëvizjes së kufijve tani mendoj që mundemi më qenë më të qetë, por duhet të jemi vigjilent”, ka thënë tutje ai.

Kryeministri ka folur edhe për marrëdhëniet me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Ai ka thënë që Ramën e konsideron si vëlla mirëpo ka theksuar që deklaratat e tij për ndodhitë e Berlinit janë të vërteta, transmeton “Zëri.info”.

“Edi Rama është vëllai i imi siç janë vëllezër e motra të gjithë shqiptarët kudo që janë. Unë e kam thënë të vërtetën sikurse ka ndodhur në Samitin e Berlinit”, ka potencuar ai.

Ardhja e politikanit serb në Bosnje Milorad Dodik në Tiranë ka shkaktuar reagime tek shqiptarët. Dy fjalë për Dodikun i pati edhe Haradinaj i cili theksoi se Dodik nuk është një figurë që përfaqëson vlera. Kështu ai Dodikun e quajti aleat të Putinit.

Dodik nuk është një figurë që përfaqëson vlera as të bashkëjetesës e as të turizmit. Ai realisht është njëri nga figurat më të këqija që i ka rajoni është një aleat i Putinit. Kjo është bindja që kemi ne në Kosovë dhe atë e shohim si agjent të Rusisë.

 

Zjarr Tv Ad