Haradinaj: Kushdo që mohon krimet e luftës në Kosovë do të dënohet me ligj

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim që të krijohet bazë ligjore përmes së cilës do të dënohen personat që e mohojnë krimin që ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës së fundit, raporton “Zëri.info”.

Me propozimit të zëvendëskryeministrit , Enver Hoxhaj sot në mbledhjen e Qeverisë u votua në mënyrë unanime pro aprovimit të këtij ligji.

“Jam i mendimit që ta marrim këtë iniciativë ligjore që të ardhmen deklaratat e tilla të ndëshkohen. Në shumicën e vendeve perëndimore mohimi i krimit konsiderohet fyerja më e madhe ndaj viktimave, familjareve e kombit të tyre. Gjenocidi është fakt, dëshmitë janë konkrete qoftë nga e Këshilli i Sigurimit, qoftë nga OSBE-ja, prandaj mendoj që duhet të mbrohet përmes ligjit dinjiteti i viktimave në Kosovë”, është shprehur Hoxhaj. Kujtojmë që kryeministri Haradinaj para disa ditëve ka shkarkuar nga detyra ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijevic për gjuhë të urrejtjes.

 

Zjarr Tv Ad