Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë Serbia nuk do të ketë kurrë më punë në Kosovë, e shtetin e kanë fuqizuar me ushtri.
“Mbetjet e Millosheviqit nuk po ndalen! As unë nuk do te ndalëm që ta mbajë Serbinë jashtë Kosovës. Fuqizuam shtetin tonë me ushtri dhe përmes tarifave kemi mbrojtur tregun tonë. Kosova është shtet sovran në tërë territorin e saj dhe Serbia nuk do të ketë kurrë më punë këtu”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndërkohë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke folur për vizitën e tij të fundit në SHBA u shpreh: Ne do të luftojmë në kushte të vështira, nuk do të jetë e lehtë. Do të shohim se si do të duket krejt kjo. Sigurisht nuk presim ditë të lehta, as një vjeshtë të lehtë dhe as një dimër të thjeshtë për ne”. Deklarata e presidentit serb u dha për TV ‘Pink’.
tha se nuk ishte hera e parë që Serbia është në një situatë të tillë, por se ai do të vazhdojë të luftojë për Serbinë, për popullin serb në Kosovë, për interesa kombëtare dhe shtetërore.
“Dhe, të presim që të rrjedh mjalti e qumështi , t’ju them që kam bërë punë fantastike, duke ndryshuar mendjen e tyre … Ne jemi shumë të vegjël për të ndryshuar mendjen e të mëdhenjve”, tha Vuçiq.