Haradinaj: Më 20 mars, Kuvendi mban seancën për demarkacionin

0
288
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Më 20 mars, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën ku në rend dite do të jetë ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi. Kryeministri Ramush Haradinaj ka konfirmuar datën, ndërkohë që ka shprehur besimin se deputetët do të votojnë pro marrëveshjes. Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka deklaruar se seanca e Kuvendit për votimin e demarkacionit me Malin e Zi do të mbahet më 20 mars. “Sipas të gjitha gjasave, pas konsultave me grupet parlamentare, me partitë politike, të martën në orën 14:00 do të shkojmë me seancën për demarkacionin.”

I pyetur nga gazetarët nëse janë siguruar votat për miratimin e kësaj marrëveshjeje, kryeministri Haradinaj nuk kishte një përgjigje përfundimtare, por shprehu besimin se deputetët do ta përkrahin demarkacionin, duke e çuar Kosovën një hap më pranë liberalizimit të vizave. Për Haradinajn, procesi nuk është i lehtë, por fakti se populli ka mbetur i bllokuar dhe i izoluar duhet të shërbejë si nxitje për ta ratifikuar akordin për shenjimin e kufirit me Malin e Zi. Kuvendi i Kosovës ka zhvilluar tre seanca për demarkacionin, por në asnjërën prej tyre nuk është arritur numri i mjaftueshëm i votave që kërkohen për ta miratuar. Lista Serbe si dhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë dalëzyrtarisht kundër ratifikimit të kësaj marrëveshjeje.

Zjarr Tv Ad