Haradinaj me komikët rusë: Poroshenko suksese të dielën, do të lutem për fitoren tuaj

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Detaje të reja janë zbuluar nga biseda mes kryeministrit Ramush Haradinaj dhe dy komikëve rusë që pak ditë më parë shënjestruan homologun e tij, Zoran Zaev. Ndërkohë ky i fundit u ka kërkuar ndjesë udhëheqësve të Prishtinës dhe Rusisë pasi aludoi se po komplotonin së bashku me Serbinë për ndarjen e Kosovës.

Pak orë pasi pranoi se kishte rënë viktimë e një kurthi komik, janë publikuar bisedat mes kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe dy imituesve rusë të ish-presidentit ukrainas, Petro Poroshenko.

Një televizion rus ka zbardhur shkëmbimet mes shtetarit kosovar dhe dy komedianëve vendës, pak ditë përpara raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë.

“Ju uroj sinqerisht suksese për të dielën. Kjo është shumë e rëndësishme për shtetin dhe do të lutem për ju në të gjitha zgjedhjet,” ka thënë Haradinaj gjatë bisedës me presidentin imagjinar, duke e konfirmuar këtë qëndrim edhe me një status të mëpastajshëm në Facebook.

Ndërkohë, imituesi i Poroshenkos është përgjigjur se nëse ai fiton, do ta pranojë Kosovën si shtet të pavarur.

Haradinaj tha të enjten se pikëpamjet e tij në telefonatën mashtruese kishin për fokus vetëm kauzën e Kosovës.

Viktima më serioze e dy komikëve rusë Vladimir Kuznecov dhe Aleksei Stoljarov ishte këtë javë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Pasi aludoi në bisedat fiktive për një komplot të Rusisë për copëtimin e Kosovës me mbështetjen e presidentëve Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç, Zaev sqaroi të enjten se i ka kërkuar personalisht ndjesë kryeshtetarit në Prishtinë për qëndrimet e pamatura.

Gjatë një takimi me ambasadorin e Rusisë në vend, kreu i ekzekutivit maqedonas u shpreh po ashtu se informatat kundrejt Moskës në bisedën e trilluar ishin të bazuara në spekulime mediatike.

 

Zjarr Tv Ad