Haradinaj: Me Serbinë flasim veç për njohje

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në përurimin e sheshit “Shkëlzen Haradinaj”, në Pejë ka marrë pjesë edhe kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, raporton “zëri.info”.

Në fjalën e tij para të pranishmëve Haradinaj deklaroi se me Serbinë do të dialogojnë vetëm për njohje dhe për asgjë tjetër.

I pari i ekzekutivit e pa të rëndësishme vazhdimin e dialogut si hapje e mundësisë për të ecur para Kosova.

“Ne jem të interesuar për me jetuar fqinjësi të mirë edhe me Serbinë pos mos me njoft ekzistencën e Kosovës e me ja kërkuar tregun, duhet me u harruar këto. Pra edhe dialogu për të cilin të gjithë jem të interesuar, është më se i nevojshëm, kemi nevojë me ecë përpara, kemi nevojë me u marrë vesh por duhet me u shkru një marrëveshje kornizë për sa kemi me u marr vesh e jo për çka kemi me u marr vesh”, deklaroi ai.

Lidhur me temën e korrigjimin të kufijve e cila u përfol shumë që një kohë, Haradinaj theksoi se Kosova i ka të përcaktuar kufijtë qysh nga 2008 kur është shpallur pavarësia e vendit.

“Nuk është më statusi i Kosovës, statusi është zgjidh në 99, 17 shkurt 2008. Nuk janë kufijtë, se ne kemi marrëveshje me Serbinë. Pra për menaxhim të integruar të kufijve të nënshkruar në Bruksel. Pra nuk ka kontest kufitar mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo që ka mbet me u zgjedh në mes neve është marrëdhëniet bilaterale. A dojë me u njoft edhe a dojmë me jetu me njohje dhe respektim të ndërsjellët”, tha kryeministri.

Haradinaj është zotuar që nuk do ti vendos asnjëherë taksë Shqipërisë teksa i ka kërkuar shtetit shqiptar që ta heq taksën mujore prej 5 eurosh.

“Ne jemi të hapur për tregti të lirë pa tarifa edhe kurrë s’kemi me ju qit tarifa Shqipërisë. Na kemi prit gjatë  këtu me ardhë, kemi me i rrëzuar këto barriera që ekzistojnë sot , mirë është me hjek dhe ata 5 euro që ia kanë qit në autostradë”, tha Haradinaj.

Ai ka thënë se tani si popull i lirë, Kosova dhe qytetarët e saj kërkojnë të i bashkohet popujve euroatlantik.

“Nuk dëshirojmë liri me izolu veten, me izolu popullin tonë e na me e gëzu këtë liri na. Ne kemi  kërkuar lirinë me kanë vet të lirë por edhe me iu bashku popujve të tjerë, popujve euroatlantik”, tha ndër të tjera ai.

 

Zjarr Tv Ad