Haradinaj merr raportin e KE-së, nuk pranon ta heqë taksën

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kyeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim shefen e Zyrës së BE-së, në Kosovë, Nataliya Apostolova, nga e cila ka pranuar raportin e Komisioni Evropian për vitin 2019 për Kosovën.

Edhe pse Haradinajt edhe njëherë ju kërkua heqja e taksës, ai pas takimit me Apostolovën ka thënë se nëse nuk do të ketë marrëveshje me Serbinë, taksa nuk do të hiqet.

“Së bashku me ministren Dhurata Hoxha e pranuam raportin për vitin 2019. Në javën që vjen kemi rënë dakord me ministren për ta ftuar Këshillin Ndërministror për Integrime Evropian për ta analizuar raportin. Është raport me të nxjerra të përziera, ka kritika edhe për taksën. Ne mendojmë qe është koha që të deklarohet edhe Serbia edhe Kosova nëse jemi të gatshëm për një marrëveshje. Nëse nuk ka marrëveshje, vazhdon gjendja ekzistuese”, ka thënë ai.

 

Zjarr Tv Ad