Kryeministri Haradinaj ka deklaruar se plani për ndarjen e Kosovës është ideuar nga Përfaqësuesja e Lartë, Mogherini dhe mbështetur më pas nga Presidenti Thaçi, homologu i tij, Vuçiç dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. I pari i ekzekutivit të Kosovës u shpreh se ky plan është i dështuar dhe se BE-ja në këtë mënyrë ka humbur kohë të vlefshme në përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve.
Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka vijuar përplasjet në distancë me Përfaqësuesen e Lartë, Mogherimi, Presidentët Thaçi e Vuçiç si dhe Kryeministrin Rama, duke i akuzuar të gjithë si ideatorë dhe mbështetës të një plani për ndarjen e Kosovës. Gjatë një konference ku u diskutua gjerësisht për dialogun Prishtinë-Beograd dhe për samitin e Berlinit, shefi i ekzekutivit kosovar u shpreh se Mogherini ka bërë përpjekje jo efektive për normalizimin e marëdhënieve.
“Zoti Vuçiç, zoti Thaçi dhe Rama kanë pasur diskutime me lidhur me ndarjen e Kosovës. Ekziston dyshimi i bazuar se kjo është bërë nën udhëheqjen e zonjës Mogherini. Shpresoj që ata i kërkojnë falje njëri tjetrit për kohën që i kanë humbur vetes dhe njerëzve të vet.”
Më tej, Haradinaj ka theksuar edhe njëherë idenë e ruajtjes së kufijve aktualë.
“Kushdo që thotë se me rikorigjimin e kufijve arrihet paqja, e din që arrihet lufta”
Sipas tij, vetëm harta aktuale mudn të ruajë paqen dhe stabilitetin. Kryeministri tha në mbyllje se për të zgjidhur problemin me Serbinë duhet që të gjithë të jenë të unifikuar mbi një qëndrim duke mbrojtur interesat kombëtare.