Haradinaj Mogherinit: Dialogu me Serbinë rikthehet edhe pa u hequr taksa

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Ramush Haradinaj iu është drejtuar përfaqësueses së lartë të BE, Federica Mogherini duke i kërkuar të mos ndërlidhë vendosjen e taksës ndaj Serbisë me ndërprerjen e dialogut mes dy shteteve. Haradinaj në një postim në Twitter shkoi se dialogu me Serbinë ‘doli nga binarët’ shumë koha para se të vendosej taksa.

“Dialogu kishte dalë nga binarët shumë kohë para se të vendosej taksa. Mungesa e transparencës, inkurajimi i propozimit për shkëmbim territoresh dhe dështimi i zbatimit të marrëveshjeve ekzistuese, këto janë arsyet. Dialogut mund dhe duhet të rikthehet pa u ndërlidhur me tarifën,”-tha kryeministri kosovar.

Mogherini i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se Kosova duhet të heqë tarifën ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës. Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është ndërprerë pasi pala serbe nuk pranon të ulet në tryezën e bisedimeve para se Kosova të heqë tarifën ndaj mallrave serbe të vendosur në nëntor të vitit të kaluar, si kundërpërgjigje të asaj që Prishtina e quan fushatë të shtetit serb ndaj minimit të shtetësisë së Kosovës.

 

Zjarr Tv Ad