Haradinaj: Nga termocentrali ‘Kosova e Re’, Kosova do të ketë të ardhura

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreministri Ramush Haradinaj, po merr pjesë edhe në interpelancën e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Llukaj ku po diskutohet për ndërtimin e termocentralit ‘Kosova e Re’. Haradinaj tha se investimi për këtë termocentral, është më i madhi që nga paslufta.

“Është investimi më i madh i pasluftës, investim privat që kalon 1 miliard dollar. Ky investim është më i madhi në historinë tonë, nuk është privatizim është vetëm investim. Kosova me këtë investim menjëherë fillon të fus në buxhet të hyra për publikun, pra shet land të parë, edhe ujin edhe qymyrin”, tha ai.

Haradinaj tha se ky projekt është avancuar në masë të madh nga qeveria para tij dhe se për këtë projekt është marrë përkrahje edhe nga LDK

 

Zjarr Tv Ad