Haradinaj: Përçarja e madhe për taksën po na shkatërron

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Ramush Haradinaj kafolur pas takimit me përfaqësuesit e lartë të këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët po qëndrojnë në Prishtinë, John Erath, si dhe me Drejtorin për Ballkan të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA-së, Brad Berkley.

Haradinaj ka thënë se dëshirojnë shpejt, jo veç me e pezulluar, por edhe me e hequr taksën nëse ndodhë njohja reciproke e Kosovës me kufijtë ekzistues.Këto komente Haradinaj i ka bërë sot pas takimit me përfaqësuesit e bizneseve nga Mitrovica.

Ndërsa, shtoi se përket çështjes së tarifës për Serbinë, përçarja e madhe politike në vend po e shkatërron Kosovën dhe po ia ul pozicionin negociues me palën serbe.

Ndërkohë ao ka shtuar se sa i përket idesë së bashkimit të Mitrovicës, këto subjektet politike e kanë bërë ndarjen, sepse sipas tij, Kosova duhet të ruhet si tërësi. Madje tha se vështirë  është me kuptua këtë ide.

 

Zjarr Tv Ad