Haradinaj: Përkrahja e policisë është interes jetik për Kosovën

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i Kosovs, Ramush Haradinaj pas një takimi që pati me të parin e Policisë, Rashit Qalajn kërkoi që policia e Kosovës të vazhdoj të përkrahet nga shteti dhe nga qytetarët, raporton “Zëri”

“Institucionet e rendit janë shumë të reja njëkohësisht është një kohë e tranzicionit kur përgjegjësitë nga mekanizmat ndërkombëtarë po barten në mekanizmat vendorë. Tani policia e Kosovës i ka përgjegjësitë të plota në të gjithë vendin dhe janë përgjegjësi të ndjeshme. Ne vërtetë kemi mekanizma të sigurisë si AKI-ja edhe Ushtria por ushtria jonë është ende e re dhe Kosova e ka interes jetik qe të përkrahë policinë dhe të fuqizojë kapacitete operative të saj”, ka thënë Haradinaj.

Në takimin ku të pranishëm ishin edhe ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa dhe ministri i Financave Bedri Hamza, Haradinaj njoftoi se u bisedua për aspektet e fuqizimit ligjor të pozicionit të policisë më tutje të cilat siç ka thënë ai beson që do të mund ti avancojnë gradualisht në të ardhmen.

Ndërsa Drejtori i Policisë Rashit Qalaj, falënderoi kryeministrin për përkrahjen që po marrin dhe e siguroi atë që do të vazhdojnë ta rrisin aktivitetin e sigurisë në Kosovë.

“Jemi të kënaqur me përkrahjen që Qeveria e vendit po ia jep policisë dhe kjo përkrahje na obligon shtesë që ne të punojmë shumë më shumë që ne të ofrojmë siguri për vendin dhe qytetarët tanë. Ne e siguruam kryeministrin dhe ministrat që do ta bëjmë maksimumin që ta shtojmë aktivitetin tonë policor, aktivitetin proaktiv në mënyrë që qytetarët tanë të ndihen sa më të sigurt”, ka deklaruar Qalaj.

 

Zjarr Tv Ad