Haradinaj pranon se ka pasur një telefonatë sikurse Zaevi

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pohuar se edhe ai ka pasur një telefonatë të atillë sikur u raportua për kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Mediat ditëve të fundit raportuan se Zaev ka biseduar me disa komedianë rus, duke menduar se është duke biseduar me presidentin e Ukrainës më telefon.

Në këtë bisedë Zaev ka folur edhe për ndarjen e Kosovës.

“Të gjithë udhëheqësit e rajonit të vendit i shqetësohën lëvizjes së kufijvë, i dëgjova deklarimet e bisedat, për mua nuk janë risi. Ne i kemi ditur pikëpamjet e tij për ndërrimin e territoreve apo ndryshimit të kufijve”, ka deklaruar ai.

Teka pohoi se ka pasur një telefonatë sikurse Zaev, Haradinaj tha se ato nuk kanë ngjallur interes për shkak të përmbajtjes.

“Me presidentin Poroshenko kam folur prej një linje të sigurte, po ashtu edhe një nga një linkë e hakuar. Për fat të mirë biseda që kam bërë unë nuk ka dalë nga vijat”, ka theksuar i pari i ekzekutivit.

 

Zjarr Tv Ad