Haradinaj ‘preket’ nga Edi Rama, thotë se nuk po ia kthen fjalët në Whatsapp

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka treguar se me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama nuk ka fare komunikim dhe nuk mund ta merr në telefon atë. Haradinaj tha se ka një periudhë të gjatë se nuk ka kontaktuar me Edi Ramën përmes telefonit, e thekson faktin kur i ka dërguar mesazhe në rrjetin social Whatsapp, por ai ndonjëherë ia kthyer e ndonjëherë jo.

“Nuk e di për tjerë, por unë e kam një periudhë të gjatë kohore që ka qenë çdo herë vështirë me komuniku, me i shkru në Whatsapp ose diçka në të kaluarën ka ndodhë meta kthy ndonjëherë jo, varësisht prej rrethanave”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se Rama është i vështirë të telefonohet, është e pamundshme të bisedohet me të pasi nuk mban as telefon.

“Një numër që e mban kryeministri ai nuk ka komunikim direkt dhe nuk di se si mund të arrish në telefon atë, nuk e di përmes kujt duhet te arrihet është e pamundshme, vështirë është me komuniku me të, ai më duket se nuk mban telefon”, tha Haradinaj për ABC News…

Zjarr Tv Ad