Haradinaj pushton rrjetet sociale dhe zemrat e shqiptarëve, zemëratë ndaj Ramës

0
35

Dorëheqja e kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj, pasi thirrjes për t’u marrë në pyetje nga Gjykata e Hagës, ka shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale, duke u kthyer në kryefjalën e 24 orëve të fundit.

Duke besuar fort te pafajësia e Haradinajt, e provuar më parë edhe nga vetë Gjykata e Hagës, shqiptarët nuk lenë pa sulmuar as kryeministrin Edi Rama.

Duke bërë krahasimin mes dy politikanëve, në rrjetet sociale prej orësh qarkullojnë meme, të cilat e nxjerrin Ramush Haradinajn lider dhe burrë shteti, ndërsa Ramën njeri të lidhur me karriken e pushtetit.