Haradinaj: Rama të rrijë në përgjegjësitë e veta

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nëse në Bruksel ka dyshime se Kryeminstri Rama është pro ndarjes së Kosovës, për këtë shkak Shqipërisë i rrezikohen negociatat me Bashkimin Europian. Ky artikulim i fortë ka ardhur nga Kryeministri Ramush Haradinaj që në një intervistë për KlanKosova ka thënë se homologu shqiptar nuk duhet të përfshihet më shumë nga sa i takon në punët e Prishtinës.

“E lus zotin Rama të rrijë në përgjegjësi të veta. Mos t’i japë vetes më shumë ngarkesë se edhe ne jemi këtu. Nëse Brukseli dyshon se Rama favorizon ndarjen e Kosovës, rrezikon vendosjen e Shqipërisë në plan të mirë me BE-në, ku rrezikohen negociatat dhe jo vetëm”.

Edhe pse në dalje të përbashkëta ka një qasje pozitive mes dy kryeministrave shqiptarë, duket se në distancë ka kundërshti të hapura mes Ramës dhe Haradinajt.

Sa i përket presionit për heqjen e taksës që i është vendosur mallrave serbe, Ramush Haradinaj duket i palëkundur.

Kundërshtarët e kësaj takse ai i sfidoi t’i zënë vendin si kryeministër, teksa përsëriti premtimin se përsa kohë të jetë kryeministër i Kosovës, taksa 100% ndaj mallrave serbe nuk do të hiqet.

 

Zjarr Tv Ad