Haradinaj: Ramën e kam si vëlla por të vërtetën do ta them

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka preferuar ti anashkalojë ofendimet në adresë të tij nga kryeministri Edi Rama. Ai tha se homologun e tij shqiptar e konsideron si vëlla, ashtu si të gjithë shqiptarët e tjerë.
Por për ti qëndruar akuzave që ka bërë ndaj Ramës si pjesë e diskutimeve për ndarjen e Kosovës, Haradinaj tha se e ka për detyrim të thotë gjithmonë të vërtetën, edhe nëse kjo e vërtetë nuk i pëlqen dikujt.
Haradinaj: “Kryeministri i Shqipërisë është institucion, për të cilin unë kam shumë respekt. Kryeministri Edi Rama është vëlla i imi ashtu sikurse janë krejt shqiptarët kudo që janë. Të vërtetën do ta them pa marrë parasysh kujt i pëlqen ose jo. Unë kam thënë të vërtetën për Samitin e Berlinit”.
Një ditë më parë, në konferencën për shtyp me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Europian Federica Mogherini, Rama ashpërsoi gjuhën ndaj Haradinaj duke iu referuar si gënjeshtar dhe budalla.

Zjarr Tv Ad