Haradinaj: Sovranitetin e Kosovës do ta mbrojmë me çdo çmim

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se sovranitetin, integritetin dhe paprekshmërinë e Kosovës do ta mbrojmë me çdo çmim.

Shefi i ekzekutivit kosovar duke iu drejtuar qytetarëve tha se “jemi bashkë dhe jemi të fortë” e se “askush nuk do të na ndajë”.

Kjo deklaratë e Haradinajt vjen vetëm një ditë pasi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, foli për planin për ndryshim të kufijve të Kosovës, duke thënë se mbrapa këtyre qëllimeve qëndrojnë interesat e Rusisë dhe të Turqisë.

Zaev po mendonte se ishte duke biseduar me ish-presidentin ukrainas, Petro Poroshenko, por në të vërtetë ata ishin dy komedianë rusë.

Në telefonatën që është publikuar në faqen e dy komikëve në YouTube, Zaev deklaroi se plani i ndarjes së Kosovës nënkupton që vendi ynë t’ia japë Serbisë 10 komuna.

Të martën në një konferencë për media, Zoran Zaev ka pranuar se është mashtruar.

 

Zjarr Tv Ad