Haradinaj: Taksa 100% heqet nëse Serbia na njeh si shtet

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë një takimi me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, është shprehur se taksa është vendim i Qeverisë dhe është një vendim legjitim, për të cilin janë informuar të gjitha Qeveritë e vendeve tjera. Shefi i qeverisë deklaroi se nëse na njeh Serbia sot e heqim. Haradinaj gjithashtu ka folur edhe për grevën e minatorëve të Trepçës për të cilën ka thënë se kërkesat e punëtorëve janë të drejta dhe se kjo punë do të rregullohet.

Duke komentuar deklaratat e presidentit Thaçi për taksën dhënë për Ëashington Post, Haradinaj ka thënë se të njëjtën nuk e ka parë dhe rrjedhimisht nuk do ta komentojë.

“Për presidentin më keni zënë ngusht sepse nuk i kam parë intervistat, nuk i kam përcjellur. Institucioni i presidentit është institucion i presidentit dhe Qeveria  i ka përgjegjësitë e veta”.

 

Zjarr Tv Ad