Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka përsëritur se taksa ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake hiqet në ditën kur Serbia e njeh Kosovën si shtet.
Gjatë një vizite që i ka bërë komunës së Vushtrrisë Haradinaj ka përmendur edhe punën e vizave për të cilat tha se nuk është larg dita kur do të udhëtojnë në Evropa pa viza ndërkohë që ka thënë se kjo çështje nuk ka lidhje me taksën.
“Vizat nuk i kemi larg mi marrë. Jemi në punë, nuk është e lidhur me taksën. Kërkesa për pezullim të taksës ekziston. Më shumë është si mënyrë për disiplinime. Kur të na njeh Serbia hiqet taksa”, tha Haradinaj, raporton Rtk.
Haradinaj ka komentuar edhe vizitën e presidentit të Francës Emanuel Macron në Serbi, ku tha se raportet Kosovë-Francë janë po ato që kanë qenë, në nivel të mirë bashkëpunimi.
Gjatë vizitës në Vushtrri Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me kryetarin e kësaj komune, Xhafer Tahiri. Haradinaj e përgëzoi kryetarin e Vushtrrisë për punën që po bën dhe i premtoi ndihmë nga Qeveria.