Haradinaj thirrje shqiptarëve të prekur nga tërmeti: Mos hajdeni në Kosovë, po mashtroheni

0
199
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje shqiptarëve të paprekur nga tërmeti i 26 nëntorit që të mos vijnë në Kosovë.

Kreu i qeverisë tha të martën se qytetarë të varfër po mashtrohen se po të gjejnë strehim në kampet kosovare, do të dërgohen më pas drejt Gjermanisë.

“Ne çdo shtetas të Shqipërisë që hynë në territori të Kosovës, nuk do ta lëmë jashtë, pa stre, si të ishin të zonës së prekur, sikur të paprekur por nuk është në rregull një zhvendosje pa kriter e njerëzve që vinë nga zonat e paprekura, vinë në kushte mizerie, dikush po i mashtron njerëzit, po i mbush autobusët dhe po i bjen në kushte të vështira këtu, është dimër, nuk është në rregull kjo”, tha ai.

Duke folur pas homazheve në shtatoren së ish-presidentit Ibrahim Rugova në 75-vjetorin e lindjes, Haradinaj shtoi se nismat private në shenjë solidariteti po e rëndojnë situatën realisht të vështirë me të ardhurit në këtë stinë dimri.

Sipas tij, pëgjegjësi kanë edhe grupet politike, duke veçuar Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit.

“Unë kam shkuar në vendin e ngjarjes katër ditë pas tërmetit, katër ditë rresht ne kemi punuar këtu, ka njerëz që ditë e natë kanë punuar për të qenë çdo gjë në rregull, ushtarët tanë kanë qenë atje të parët në vendin e ngjarjes, më profesionistët, policët tanë, kush e ka bërë këtë ai shtab e ka bërë këtë, pra mos u talleni me institucionet e juaja. Unë e mirëpres ndihmën dhe kujdesin e secilit por mos të tallen me gjëra tjera, e sidomos e lus Vetëvendosjen se e shoh që kanë një mobilizim të madh, le e të garojnë në Shqipëri, le të shtyhen me Edi Ramën, me Ilir Metën, me Lulzim Bashën por mos të bëjnë keqpërdorim të të ardhurve dhe mos të sjellën në këtë mënyrë sepse nuk është në rregull”, ka thënë ai.

Të shumtë janë banorët nga Shqipëria të cilëve u janë hapur dyert për strehim pas tërmetit vdekjeprurës.

Në Parkun Inovativ të Prizrenit aktualisht janë akomoduar mbi 500 persona, ndërsa 1,500 të tjerë po priten në hotele, shtëpi private dhe shkolla.

Zjarr Tv Ad