Haradinaj: Unë dhe politika kemi faje pse qytetarët po largohen nga Kosova

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë ka folur edhe për ikjet e qytetarëve të Kosovës nga vendi. Sipas tij, fajet për këtë i ka politika por edhe ai.

“Politika i ka fajet edhe unë i kam fajet që qytetarët po ikin nga vendi”, është deklaruar Haradinaj, raportojnë mediat në Kosovë.

Haradinaj, ka reaguar edhe ndaj deklarimeve të ministrit të Jashtëm serb Ivica Daçiç për ndërhyrje të mundshme në veri.

“Prishtina është në telashet e veta dhe nuk e ka luksin të ndërhyjë në politikën në Serbi”.

“Ne nuk kemi si të ndikojmë në proceset e tjerëve. Të na lënë neve me i kryer punët e tona pa ndërhyrje. Ne i kemi telashet tona”, tha Haradinaj.

Ai ka folur edhe për idenë e ndryshimit të kufijve dhe taksën ndaj Serbisë.

 

Zjarr Tv Ad